Plani i ri i rritjes së Ballkanit Perëndimor, Rama: Ngjyra e vetme ajo e flamurit të BE-së nëse duam ta realizojmë

Prishtinë | 22 Jan 2024 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Sot u zhvillua tryeza e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE-së që po zhvillohet në Shkup.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, nënvizoi rëndësinë e kësaj iniciative jo vetëm për shtetet e rajonit por edhe për stabilitetin, paqen dhe prosperitetin e gjithë rajonit në përgjithësi.

“Duhet të jenë daltonikë për historinë. Duhet të harroni cila ngjyrë është flamuri i vendeve tona. Flamuri më i rëndësishëm duhet të jetë flamuri i BE-së. Duhet të ulen dhe teknikisht të diskutojnë detajet që ta realizojmë këtë. Por, ministrat duhet ta harrojnë historinë, ngjyrat dhe të mbajnë mend se kemi vetëm një ngjyrë, ngjyra e flamurit të BE-së, nëse duam ta realizojmë këtë dhe nuk duam ta humbim këtë mundësi”, tha Rama.

Kryeministri kujtoi se BE do të ketë zgjedhje dhe për momentin nuk është në pozicion të leverdisshëm.

Të ngjashme