Ka përfunduar suspendimi i mesfushorit francez, Paul Pogba.
Pogba më 11 shtator të vitit 2023 ishte suspenduar përkohësisht pasi pranoi rezultat pozitiv në testin për doping. Më 29 shkurt të vitit të kaluar ishte suspenduar për katër vjet, por ndërkohë dënimi iu zvogëlua në 18 muaj.
Tashmë 31-vjeçari ka mundësi që të luajë përsëri futboll.
Ai ishte pjesë e Juventusit kur u suspendua, por iu shkëput kontrata ndërkohë.
Pogba më herët kishte paralajmëruar kthimin në Ligue 1 të Francës.
“Football Italia” ka raportuar të martën se Pogba ka oferta nga klube të ligës MLS dhe nga klubet e Arabisë Saudite.
Pogba ka karrierë të pasur si futbollist. Kohë të gjatë ka luajtur për skuadrën e Manchester Unitedit.
Me Përfaqësuesen e Francës ka zhvilluar 91 ndeshje dhe ka kontribuar me 11 gola.