Policia e Ferizajt kontrollon autobusët me dyshimin se nxënësit po bartin mjete të rrezikshme

Prishtinë | 09 Mar 2023 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Policia Rajonale e Ferizajt, ka kontrolluar autobusët që qarkullojnë nga Ferizaj në drejtime të ndryshme të qyteteve dhe fshatrave të rajonit të Ferizajt, me dyshimin se nxënësit e shkollave po bartin me vete mjete të dyshimta dhe të rrezikshme.

Nga kjo komunë kanë paralajmëruar se plani operativ ‘’Kontrollimi i autobusëve’’ do të vazhdojë  edhe në  ditët në vijim me qëllim parandalimin dhe luftimin e dukurive negative tek nxënësit.

Ata kanë ftuar edhe qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë  informacione rreth dukurive negative të njoftojnë menjëherë  policinë, stacionin më  të  afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ’’ dhe në  numrat kujdestarë  : 192 , 0290/326-250 & 0290/322-406.

Komunikata e plotë:

Policia Rajonale e Ferizajt mbi bazën e disa informacioneve që ka pranuar rreth dukurive negative të nxënësve dhe personave tjerë, se mund të bartin mjete të rrezikshme, mbrëmë nga ora 19:00 në rrugën ‘’Rexhep Bislimi ‘’, nën autorizim të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj ka bërë kontrollimin e disa autobusëve që qarkullojnë nga Ferizaj në drejtime të ndryshme të qyteteve dhe fshatrave të rajonit të Ferizajt.

Ekipe të policisë me uniformë dhe policisë me rroba civile kanë kontrolluar udhëtarët, me dyshimin se nxënësit e shkollave të mesme të larta bartin me vete mjete të dyshimta, të rrezikshme, si mjete të mprehta-thika, boksa hekuri etj.

Plani operativ ‘’Kontrollimi i autobusëve’’ do të  vazhdojë  edhe në  ditët në vijim me qëllim parandalimin dhe luftimin e dukurive negative tek nxënësit.

Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë  informacione rreth dukurive negative të njoftojnë  menjëherë  policinë, stacionin më  të  afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ’’ dhe në  numrat kujdestarë  : 192 , 0290/326-250 & 0290/322-406.

Të ngjashme