Policia e konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Prishtinë | 17 Pri 2024 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar xhudistin kosovar, Akil Gjakova.

Ylli kosovar ishte duke qëndruar jashtë vendit tash e sa ditë, ndërsa në orët e vona të mbrëmjes është futur në territorin e Kosovës dhe është dorëzuar në polici me të hyrë në pikën kufitare në Merdarë.

Xhudisti pejan akuzohet për “dhunë në familje” dhe për këtë vepër penale është dërguar në mbajtje.

“Pejë  13.04.2024, 13:30. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Siç dihet, 28-vjeçari u shpall në kërkim ditën e djeshme nga Policia e Kosovës, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, duke kërkuar edhe ndihmë nga qytetarët.

Xhudisti nga Peja është i ngarkuar me veprën penale “Dhunë në familje”. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Të ngjashme