Policia e Kosovës me aktivitete për 8 Marsin: Gruaja është mbretëreshë e botës

Prishtinë | 08 Mar 2024 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës me një sërë aktivitetesh anë e kënd vendit ka shënuar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Policia sot realizoi projekte me sloganin “GRUAJA ËSHTË MBRETËRESHË E BOTËS!”.

Në shumë takime sot është ritheksuar rëndësia e pjesëmarrjes dhe kontributi i femrave në përgjithësi e me theks të veçantë roli i femrave në institucionin e Policisë së Kosovës.

“Po ashtu, Policia në bashkëpunim dhe koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme ka realizuar një projekt gjatë ditës së sotme me sloganin ‘GRUAJA ËSHTË MBRETËRESHË E BOTËS!’, ku nga zyrtarë policorë të të gjitha Drejtorive Rajonale, Njësive të Trafikut dhe Policia Kufitare ka bërë shpërndarjen e luleve për femrat që janë takuar në rrugë, automjete, kalime kufitare, aeroport etj”, bën me dije policia.

Të ngjashme