Policia e Kosovës thotë se shifrat e aksidenteve rrugore nuk janë alarmante

Prishtinë | 22 Sht 2017 | 08:22 | Nga

Shifrat e aksidenteve rrugore, me gjithë rritjen e tyre muajt e fundit, janë vlerësuar të jenë brenda mesatares së vendeve të rajonit. Ky ka qenë njëri ndër konstatimet e dala nga konferenca e organizuar të enjten, e cila është mbajtur në shënimin e Ditës evropiane pa aksidente në rrugë, shkruan sot Koha Ditore.

Koloneli i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, ka thënë se gjendja e përgjithshme rrugore shpesh është interpretuar më keq sesa që është realisht. Duke treguar disa statistika, Sheremeti ka thënë se aksidentet rrugore janë fenomen i gjithëmbarshëm, dhe se fenomeni nuk është i kufizuar në rajone apo vende të caktuara.

Në këtë mes, Kosova, sipas tij, nuk qëndron edhe aq keq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme