Policia e shpall në kërkim një person në Graçanicë për vjedhje

Prishtinë | 12 Mar 2024 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Policia e Republikës së Kosovës nga stacioni policor në Graçanicë ka shpallur një person në kërkim.

Person i dyshuar, implikohet në veprën penale ‘Vjedhje”, raporton Ekonomia Online.

Policia përmes një postimi në faqen zyrtare, ka kërkuar që në bashkëpunim me qytetarët të identifikojnë personin e dyshuar për lokalizimin e vendndodhjes së tij.

Postimi i plotë i Policisë:

Person i shpallur në kërkim

Prishtinë, 12 mars 2024- Policia e Kosovës, respektivisht Stacioni policor i Graçanicës, mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë, në pajtim me nenin 77, paragrafi 2, i KPPRK-së, dhe në harmoni me nenin 8 të KEDNJ-së, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprën penale;

Vjedhja, konform nenit 313, të KPRK-së.

Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Vjedhja” të ndodhur më 24.01.2024, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim.

Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit.

Për informacione ju lutem na kontaktoni direkt në:

E-mail: [email protected]

Të ngjashme