Policia gjobit tre shoferë në rajonin e Gjilanit, njërin me 500 euro, dy të tjerët me nga 200

Prishtinë | 11 Pri 2024 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Policia në Gjilan kanë ndaluar në tri raste të veçanta automjete ku shoferët e tyre kishin ndalesë të drejtimit të mjetit dhe afat të skaduar të regjistrimit.

Një prej shoferëve i është shqiptuar gjoba prej 500 euro dhe pesë pikë negative, e po ashtu edhe vazhdim i masës së ndalimit të vozitjes për gjashtë muaj.

Dy shoferët tjerë janë gjobitur me nga 200 euro për drejtim të mjetit me afat të skaduar të regjistrimit.

“Njësitet e Trafikut në Drejtorin Rajonale të Policisë në Gjilan gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur në tri raste të veçanta automjete me targa vendore dhe gjatë kontrollit është vërtetuar se vozitësit shtetas të Kosovës drejtonin mjetet e tyre edhe pse kishin ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse dhe afat të skaduar të regjistrimit. Të njëjtëve sipas nenit 246 dhe 247 konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L-186 i u është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe vazhdim i masën së përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat edhe për gjashtë (6) muaj si dhe konfiskim i mjetit, respektivisht për dy kundërvajtje të mjetit të pa regjistruar nga 200 euro”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme