Policia jep detaje për vrasjen e të riut në Viti

Prishtinë | 09 Sht 2017 | 13:15 | Nga

Një i ri 20 vjeçar është qëlluar për vdekje me armë zjarri në fshatin Buzovik të Vitisë, rreth orës 18:45, njofton Policia e Kosovës.

Sipas policisë rasti ka të bëjë me një konflikt për çështje pronësore.

“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj, shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor dyshohen se kanë qëlluar me arme zjarri viktimën mashkull, shqiptar. Viktima është dërguar në Spitalin e Gjilanit ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete”, thuhet në raportin e policisë.

“Njësitë policore nga të dyshuarit kanë konfiskuar armën –pistoletë e cal. 7.65 mm”.

Me urdhër te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme