Policia konfirmon arrestimin e pesë deputetëve të Vetëvendosjes

Prishtinë | 21 Mar 2018 | 17:00 | Nga

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e pesë deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në seancën për demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas njoftimit, veprimi për arrestim është ndërmarrë bazuar në vendimin e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Policia thotë se fillimisht ka kërkuar që ata deputetë të dalin në mënyrë vullnetare, por pasi deputetët kanë refuzuar, thotë se është detyruar të eprojë për zhvendosjen e tyre.

Për sqarim të opinionit, Policia thotë se të gjitha veprimet i realizon vetëm me urdhëresë të prokurorit e jo të ndonjë institucioni tjetër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme