Policia ndalon ngasësin e furgonit që aksidentoi nëntë persona

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 10:01 | Nga

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të mësuar rrethanat të cilat çuan një furgon në mëngjesin e sotëm të përfundoi i aksidentuar brenda një dyqani në lagjen ”Kodra e Trimave”.

Këtë e ka konfirmuar për klan kosova, Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ndërsa ka deklaruar se të gjitha njësitet relevante gjenden në vendin e ngjarjes.

Nëntë persona janë transferuar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare pas lëndimeve të marra si pasojë e përplajses së furgonit derisa është konfirmuar dhe ndalimi i ngasësit nga ana e Policisë së Kosovës.

Ahmeti ka konfirmuar se ai është duke u intervistuar me urdhër të Prokurorisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme