Policia shënon 20-vjetorin e themelimit, për një javë do të zhvillohen aktivitete të ndryshme

Prishtinë | 31 Gus 2019 | 09:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e 20 vjetorit të themelimit Policia e Kosovës (PK) ka paraparë disa aktivitete të ndryshme të cilat do të zhvillohen përgjatë një jave, raporton Ekonomia Online.

Hapjes së këtyre aktiviteteve i ka paraprijë një ndeshje sportive e futbollit, ku morën pjesë menaxhmenti i lartë i PK-së.

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së Rashit Qalaj me këtë rast ka uruar të gjithë pjesëtarët e Policisë për 20-vjetorin e themelimit.

Ai më tej ka shtuar se Policia do të vazhdojë tu shërbejë qytetarëve siç ka bërë këto 20 vjet.

“Sot po fillojnë garat sportive, ne e kemi 20 vjet që ju shërbejmë qytetarëve. Ky shënim është i veçantë ngase është 20-vjetori”.

“Gara sportive është gjëja më e mirë që mund të bëjmë. Ne garojmë në këto gara që të shoqërohemi dhe të shënojmë këtë ditë”.

“Do të kemi në bashkëpunim të mirë edhe me medie, do të bëjmë edhe një aktiviteteve sportiv me mediet. Më lejoni që në emër të Policisë të ju urojë të gjithë pjesëtarëve dhe gjithë popullit të Kosovës”.

Agjenda për javën policore:

  1. 31 gusht dhe 1 shtator ora 09:00–16:00 lojëra sportive-futboll, Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë;
  2. 2 shtator ora 09:00 -16:00 lojëra sportive -volejboll, Pallati i Sporteve “Bill Clinton”, Ferizaj;
  3. 2 shtator ekspozita Policore në Muzeun e Kosovës ora 19:00, do të qëndrojë e hapur deri me datën 09 shtator;
  4. 3 shtator garat e vrapimit (kros), stadiumi “Adem Jashari”, Mitrovicë;
  5. 3 shtator ora 11:00- 13:00 – Aktivitet Policore në Kryeqytet, Sheshi “Zahir Pajaziti”;
  6. 4 shtator lojërat në pingpong, Pallati i Rinisë dhe Sporteve Prishtinë;
  7. 4 shtator  ora 08:00 – 16:00, “Porta e Hapu” (në të gjitha Stacionet Policor);
  8. 5 shtator ora 10:00 finalja në futboll, Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë;
  9. 6 shtator ora 10:00 – Ceremonia kryesore vendi “Wait Garden Event”, magjistralja Prishtinë-Ferizaj

https://www.facebook.com/ekonomiaon/videos/382963932392088/?notif_id=1567178762892370&notif_t=live_video_explicit

Të ngjashme