Politikani serb: Hamasi është i njëjtë me Listen Serbe

Prishtinë | 06 Nën 2023 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, dhe opozitari mediatik më i madh i Aleksandar Vuçiqit, Boban Bogdanoviq i cili është larguar përfundimisht nga Serbia, ka njoftuar se ka aplikuar për azil politik në Zvicër.

Ai këtë herë larg shtetit ku ka lindur e jetuar ka bërë një krahasim në mes organizatës Hamas dhe Listës Serbe që vepron në Kosovë me direktivat e shtetit serb.

Sipas Bogdanoviq këto dyja janë të njëjta.

“Hamasi në Palestinë është i njëjtë me Listën Serbe në Kosovë”, ka shkruar Bogdaoviq.

Të ngjashme