Abstenimi për Trustin, deputetja Balje: Vota është në emër të Grupit Parlamentar Multietnik

Prishtinë | 25 Maj 2022 | 17:01 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës ka hedhur poshtë iniciativën për tërheqjen e një pjese të mjeteve nga Trusti, në mbledhjen e mbajtur sot, raporton Ekonomia Online.

Pesë anëtarë votuan për dhe pesë kundër propozimit të iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës, ndërkaq një anëtare, Duda Balje nga Grupi Parlamentar 6+, abstenoi.

Ajo ka thënë se Grupi Multietnik të martën ka pasur deri vonë një takim porse nuk kanë arritur një dakordim për shkak të qëndrimeve të ndryshme, ku me këtë rast ka abstenuar.

“Ne jemi 8 deputet të grupit multnietnik. Ne jemi 4 me 4 lidhur me trustin. Pasi e përfaqësoj grupin unë e abstenojë.”

Lexo më shumë:

Të ngjashme