Caktohet renditja e kandidatëve për zgjedhjet në Podujevë, Daka bën thirrje për respektim të Kushtetutës

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 11:14 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e kandidatëve në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës, të cilat do të mbahen më 15 mars, raporton Ekonomia Online.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të ketë numrin 11, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) numrin 10 si dhe Lëvizja Vetëvendosje me numrin 12.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka kërkuar nga kandidatët dhe të gjithë pjesëmarrësit e zgjedhjeve që të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Derisa uroj të gjitha subjektet politike dhe qytetarët e Komunës së Podujevës.

“KQZ-ja ka kryer të gjitha aktivitetet. Ftoj që kandidatët dhe vëzhguesit e tyre të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”.

“Të kontribuojmë të gjithë së bashku në zgjedhje demokratike. i uroj sukses dhe një garë të mirë kurse qytetarëve të Podujevës i uroj që të zgjedhin kandidatët e tyre”, u shpre Daka.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar rreth procedurës së shortit, derisa tha se po afrohen zgjedhjet e 15 marsit në Komunën e Podujevës, raporton EO.

“Falënderojmë që kanë ardhur përfaqësuesit të subjekteve politike. Kjo tregon se po afrohemi të dita e zgjedhjeve”.

“Në short janë tre kandidatet e subjekteve politike të cilët do të renditën në fletëvotimin e zgjedhjeve”, tha ai.

Të ngjashme