Dhurata Hoxha përkujton viktimat e Holokaustit

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Integrimeve Evropiane në detyrë, Dhurata Hoxha, ka përkujtuar hebrenjtë të cilët pësuan gjatë Holokaustit.

Në Ditën botërore të Holokaustit, Hoxha tha se tmerri i shkaktuar ndaj hebrenjve është i pashembullt në histori për nga mizoria, dhe sipas saj duhet ta kujtojmë që mos të përsëritet askund në botë.

Ky është postimi i plotë:

Në Ditën botërore të Holokaustit, kam vendosur lule dhe kam bërë nderim me një minutë heshtje, pranë pllakës përkujtimore kushtuar hebrenjve që pësuan gjatë Holokaustit.

Tmerri i shkaktuar ndaj hebrenjve, është i pashembullt në histori për nga mizoria, këtë duhet ta kujtojmë që të mos përsëritet askund në botë!

#WeRemember #HolocaustMemorialDay

Image may contain: 1 person, tree, flower, outdoor and nature
Image may contain: 1 person, standing, tree, plant and outdoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme