DnV: Jokushtetues votimi me dokumente të Serbisë

Prishtinë | 24 Tet 2017 | 15:20 | Nga Albulena Avdiu

Koalicioni i organizatave Demokracia në Veprim  vlerëson se organizimi i zgjedhjeve lokale ka përmbushur si standardet ndërkombëtare po ashtu edhe ato vendore, raporton Ekonomia Online.

Albert Krasniqi, DnV, tha se në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit është lejuar votimi me dokumente të Serbisë. Kjo sipas tij, është jokushtetuese e në kundërshtim me legjislacionin në Kosovë.

“Misioni i OSBE-së në Kosovë edhe në këto zgjedhje ka asistuar KQZ-në në organizimin e zgjedhjeve ne 4 komunat veriore të vendit. Në këto komuna është lejuar identifikimi i votuesve me dokumente të shtetit të Serbisë, që është në kundërshtim me legjislacionin vendor”.

Krasniqi me tej ka shtuar se problemet më serioz që e ka shoqëruar procesin zgjedhor kanë qenë mospërputhja e fletëvotimeve për kryetar të komunave me ato të kuvendet komunale, që është verifikuar përmes dengjeve të fletëvotimeve, e këto raste më së shumti kanë qenë të shprehura në komunën e Mitrovicës.

“Problem më serioz që ka shoqëruar procesin zgjedhor ka qenë mospërputhja e fletëvotimeve për kryetar të komunave me ato për kuvendet komunale, që është verifikuar përmes dengjeve të fletëvotimeve. Këto raste më së shumti kanë qenë të shprehura në komunën e Mitrovicës. Problem tjetër që është shfaqur në ditën e zgjedhjeve ka qenë në komunën e Deçanit, ku vulat e shpërndara në vendvotime për vulosje të fletëvotimeve janë tërhequr pasi ishin shpërndarë gabimisht. Kjo ka quar në ndërprerjen e përkohshme të procesit të votimit. Që të dy këto natyra të parregullsive nuk kanë qenë të shprehura në proceset e kaluara zgjedhore prandaj kërkojnë sqarim zyrtar nga ana e KQZ-së”.

“Parregullsitë të cilat janë evidentuar në ditën e zgjedhjeve në tërë territorin e Republikës së Kosovës kanë qenë: i) prania e materialit propagandues në afërsi të qendrave të votimit; ii) mungesa e materialit zgjedhor; iii) prania e personave të paautorizuar; iv) fotografim i votës; v) votimi familjar; vi) asistim i votuesve më shumë se një herë; vii) votim jashtë kabinës së votimit. Problemet me lisat e votuesve mbetet evidente”.

DnV e vlerëson se KQZ ka filluar me vonesë informimin dhe edukimin e votuesve dhe kjo mund të na qoj në një numër të madh të fletëvotimet të pavlefshme.

Të ngjashme