Gjoshi i PDK-së i reagon Haskukës: Njëherë i mashtruat qytetarët e tani ju thua se kanë pritje joreale

Prishtinë | 09 Shk 2020 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi e ka quatur të turpshme deklaratën e kryetarit të Prizrenit Mytaher Haskuka nga Vetëvendosje i cili ka thënë se qytetarët kanë pritje joreale nga qeverisja e re e Albin Kurtit.

Gjoshi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se “këta që mashtruan njerëzit e zakonshëm të këtij vendi – nuk kanë fije turpi dhe publikisht i qortojnë dhe akuzojnë se nuk janë real në pritjet e tyre”.

“Edhe sikur t’i mbyllim sytë për premtimet mashtruese ekonomike, këta mashtrues u kanë premtuar njerëzve të këtij vendi Shpresë. A ka më rëndë se tu thuash sot njerëzve se Shpresa jote është Joreale?”, ka thënë Gjoshi në reagimin e tij./EO

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme