Grup punues për trajtimin e “temave nacionale”

Prishtinë | 09 Maj 2018 | 08:07 | Nga

Partitë politike nuk u janë futur “temave nacionale” as pas tryezës së dytë të organizuar nga PDK-ja, shkruan sot Koha Ditore .

Dakordimi i vetëm ka qenë krijimi i një grupi punues që do të përzgjedhë temën konkrete, e cila do të diskutohet në takimin e radhës. Pozita dhe opozita kanë shfaqur pajtim rreth temave të propozuara nga PDK-ja e që janë: Themelimi i Ushtrisë së Kosovës, Agjenda e Integrimeve Evropiane, Dialogu me Serbinë, Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si dhe Reforma Zgjedhore.

Në tryezë kanë munguar Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme