Hamza për programin e Kurtit: S’ka ekonomistë që mund t’i realizojnë këto premtime me 3 miliardë €

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 12:32 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, në seancë për votimin e qeverisë së re tha se nuk do ta votojnë këtë ekzekutiv, për shkak të premtimeve të bërë, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, nuk ka asnjë ekonomistë as në VV-së që me 3 miliardë euro do të mund t’i realizonte këto premtime.

“Dëgjuam ekspozenë e Albin Kurtit. Nuk mund ta diskutojmë derisa ta kemi programin. Ne nuk e pamë përbërjen e qeverisë së mandatarit të republikës se Kosovës”.

“Ajo se çfarë e bënë të mos e votojmë këtë qeverinë është premtimet e bëra. Nuk ka ekonomistë në këtë sallë që mund të akomodoj 3 miliardë. Pas diskutimeve të deputetëve do të jetë edhe vendimi i PDK-së”.

Të ngjashme