Haradinaj: Në luftë ia kam prish planet Milloshit, në kohë paqe ia kam prishë planet Edit

Prishtinë | 03 Mar 2020 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari Ramush Haradinaj, ka thënë se Edi Rama po e mbron kryeministrin, Albin Kurti, pasi po tenton që të marrë vendime në Kosovë. Sipas Haradinajt, Edi Rama është i inatosur me të pasi “ s’ka mundur me e nda Kosovën”.

Haradinaj ka thënë se Rama “nuk po mund të rehatohet me faktin që nuk po mundet të marrë vendime për Kosovën” .

“Në kohë paqe ia kam bo bajat. Në luftë ia kam prish planet Milloshit, në kohë paqe ia kam prish planet Edit”, u shpreh Haradinaj mbrëmë ”Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme