Hoxhaj merr mbështetje nga degët e PDK-së në Pejë e Deçan, për qëndrimin rreth zhvillimeve politike

Prishtinë | 15 Dhj 2020 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetari në Detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vizituar mbrëmë Kryesitë e Degëve të PDK-së në Pejë dhe Deçan.

Zhvillimet e fundit politike, përfshirë miratimin e Ligjimit për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili u votua me masat e propozuara të PDK-së, ishin temë e diskutimit.

Hoxhaj foli edhe për themeluesit e UÇK-së dhe liderët e shtetit që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Ai tha se që të gjithë do të dëshmojnë edhe një herë pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës.

Kryesitë e këtyre dy Degëve kanë përgëzuar Kryesinë Qendrore të PDK-së për masat e propozuara dhe më pas votimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Ndërkaq, sa i përket të gjitha zhvillimeve politike në vend, të dy kryesitë i kanë dhënë mbështetjen e plotë kryetarit në detyrë, Hoxhaj dhe Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme