Kryesia sërish s’ka kuorum, nuk mbahet seanca për Specialen

Prishtinë | 22 Dhj 2017 | 21:30 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit nuk ka mundur të thërrasë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, sikur kishin kërkuar 43 deputetë për të shqyrtuar shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Në mbledhjen e Kryesisë të thirrur në orën 21, kryetari Kadri Veseli tha se për shkak të mungesës së kuorumit Kryesia nuk mund të marrë vendim për procedimin e Projektligjit për mendim në qeveri, raporton Ekonomia Online.

Mbledhja e Kryesisë shtyhet për një ditë tjetër

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm shefat e grupeve parlamentare të PDK-së, Nismës dhe AAK-së; ndërsa munguan LDK, Vetëvendosje e Lista Serbe.

Ahmet Isufi i AAK-së tha se kjo situatë është joserioze, pasi 43 deputetë kanë vënë nënshkrimet e tyre për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme.

Edhe Bilall Sherifi i Nismës tha se kur më shumë se 40 deputetë kërkojnë seancë, Kryesia duhet ta çojë në Kuvend e atje të diskutohet.

Të ngjashme