Nisma: Nëse Veseli tërhiqet, PAN të propozojë Limajn për kryeparlamentar

Prishtinë | 04 Gus 2017 | 11:47 | Nga

Anëtari i Kryesisë se Nismës për Kosovën, Fehmi Hysenaj ka thënë, se nëse Kadri Veseli tërhiqet nga posti i kryeparlamentari, atëherë PAN-i do të duhej të propozonte Fatmir Limajn.

Sipas tij, Limaj do ta merrte mbështetje edhe nga deputetë jashtë PAN-it.

“Nëse Kadri Veseli tërhiqet nga posti i kryeparlamentarit besoj se PAN do t’i shtonte vlerën vetes nëse e propozon njeriun me më së shumti kredibilitet z.Fatmir Limaj i cili do të marrte mbështetje edhe nga deputetë jasht PAN-it”, ka shkruar ai në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme