PDK-ja nënshkruan marrëveshje me Lëvizjen për Drejtësi, në zgjedhje me listë të përbashkët

Prishtinë | 15 Jan 2021 | 13:26 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja për Drejtësi iu bashkua garës zgjedhore në një listë me Partinë Demokratike të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kandidati për kryeminstër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, tha se me LD-në i bashkon vendosshmëria për rimëkëmbje kombëtare.

“Neve na bashkojnë vlerat ideologjike e fetare. Na bashkon vendosshmëria e rimëkëmbjes kombëtare. Lëvizja për Drejtësi ka qenë në anën e drejtë gjithmonë. I uroj Sylejman Qerkezit mirëseardhje dhe e siguroj për bashkëpunim për ndryshim e rimëkëmbje të Kosovës”, tha ai.

Sylejman Qerkezi nga Lëvizja për Drejtësi tha se Kosova ka nevojë për një kuadro që u bënë zgjidhje problemeve që përballen qytetarët, dhe siç thotë ai, PDK-ja e ka dëshmuar që mund ta bëjë këtë.

“Nënshkruam një marrëveshje të një udëtimi të gjatë. Jemi dy subjekte të djathta që mbështetemi në vlera kombëtare, familjare e fetare. Kosova ka nevojë për burrështetas. Nuk kemi nevojë të bëjmë ekperimete me Qeveri që s’po shkon mandati deri në fund. Ende ka nevojë për burra që kanë vizion e objektiv të caktuar”, tha Qerkezi.

“PDK-ja ishte ajo që pranoi rezultatin e humbjes dhe ruajti me pjekurin. Pranoi aleternativën për zgjidhjen e problemit të pandemisë e cila 7 herë u desh të rikehthet në Kuvend. Kemi nevojë për një rimëkëmbje e të zgjedhim kuadro që dijnë të kryejnë detyra të mëdha, që PDK-ja i ka dëshmuar me kohë”, u shpreh ai.

“Është koha e rimëkëmbjes dhe ftoj spektrin që të bashkohen me rimëkëmbjen se i kemi borxh Kosovës”, tha Qerkezi.

Të ngjashme