PDK mbledh Këshillin Drejtues, vendos për takimin e thirrur nga Haradinaj

Prishtinë | 29 Kor 2019 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Drejtues i PDK-së është duke mbajtur një mbledhje, ku pritet të vendosë nëse do të marrin pjesë apo jo nesër në takimin e ftuar nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Mbledhja e PDK-së kësaj radhe nuk po mbahet në selinë e saj në qendër por në një hotel në periferi të Prishtinës.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj pas dhënies së dorëheqjes së tij nga ky post, iu ka bërë thirrje partnerëve të tij të koalicionit PAN për një takim i cili është paraparë të mbahet nesër.

Lidhur me qëndrimin nëse PDK do të jetë pjesë e këtij takimi apo jo, ky subjekt partiak ka bërë të ditur se pas mbledhjes së Këshillit Drejtues, do të dalë me një komunikatë për media.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme