PDK premton ta nxjerrë Zhegrën nga stagnimi

Zhegër | 04 Tet 2017 | 22:00 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, së bashku me kandidatin e kësaj partie për kryetar të Gjilanit, në mbrëmje kanë mbajtur një takim elektoral në Zhegër.

Veseli ka kërkuar nga zhegrasit votën për Pajazitin dhe kandidatët e tyre për Kuvend Komunal në mënyrë që Zhegra të dalë nga stagnimi.

Kreu i PDK-së tha se Zhegra ka probleme të shumta, të cilat në ato komuna ku qeveris PDK-ja janë të përfunduara. Ai shprehu besimin se Zenun Pajaziti “do të jetë kryetari më i suksesshëm në histori që ka pasur Gjilani”.

“Nën qeverisjen e Zenun Pajazitit në Gjilan do të krijohen kushte më të mira për jetën e gjilanasve në të gjitha fushat e jetës”, tha Veseli, ndërsa fajësoi qeverisjen aktuale të LDK-së nuk ka bërë asgjë për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

E kandidati për kryetar të Komunës, Pajaziti, ka ftuar elektoratin për mbështetje në mënyrë që më 22 tetor PDK-ja të rikthehet në Gjilan. “Ne do t’ia kthejmë dinjitetin e nëpërkëmbur të qytetarëve gjilanas nga qeverisja e tanishme, kurse Zhegra të bëhet qendra më e zhvilluar në këtë anë”, u shpreh Pajaziti.

Kandidatë për t’u ulur në Kuvendin Komunal të Gjilanit nga Zhegra janë Ruhan Kurteshi dhe Burhan Isufi.

Të ngjashme