Qeveria: Asociacioni vetëm sipas Kushtetutës dhe pa kompetenca ekzekutive

Prishtinë | 29 Qer 2018 | 08:05 | Nga

Konkluzionet e miratuara nga Këshilli i Bashkimit Evropian për Kosovën, flasin për themelimin e Asociacionit vetëm në bazë të marrëveshjeve të Brukselit, por jo edhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka gjetur shkelje në marrëveshjen e vitit 2015, shkruan sot Koha Ditore.

Por ky qëndrim i Brukselit nuk përbën shqetësim për Qeverinë e Kosovës. Në kabinetin e kryeministrit Ramush Haradinaj kanë thënë se zyrtarët e BE-së në takimin e fundit ku është diskutuar për nivelin e zbatimit të marrëveshjeve, e kanë bërë të qartë se Asociacion do të themelohet sipas Kushtetutës dhe pa kompetenca ekzekutive.

“Delegacioni i Kosovës, për bisedimet teknike me Serbinë, i kryesuar nga Avni Arifi, më 18 qershor 2018 ka qenë në Bruksel për të prezantuar para vendeve anëtare të BE-së. Në këtë takim, në mënyrë specifike para këtyre vendeve, BE-ja e ka bërë të qartë që Asociacioni do të formohet konform Kushtetutës së Kosovës dhe pa kompetenca ekzekutive”, ka thënë zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi.

Por në raportin që flet për nivelin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit, Qeveria e pranon se do të jetë një sfidë e madhe balancimi mes vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe kërkesave të serbëve…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme