Tahiri: PAN-i nuk i ka votat për kryeparlamentar, seanca e 3 gushtit do të shtyhet

Prishtinë | 01 Gus 2017 | 10:26 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Seanca konstituive e 3 gushtit mund që të mos i hap rrugë krijimit të institucioneve të reja. Kjo pasi pritet që seanca e cila është paraparë për të enjten të bllokohet. Kështu të paktën thotë analisti i çështjeve politike, Ramush Tahiri, në një intervistë për Ekonomia Online.

Sipas Tahirit, seanca konstituive do të bllokohet e do të shtyhet për një ditë tjetër, ngase i nominura për kryetra të Kuvendit, Kadri Veseli, nuk i ka votat e mjaftueshme.

“PAN është përcaktuar që bartësi i listës, Kadri Veselit të jetë kandidatë për kryeparlamentar dhe për këtë e ka njoftuar Kuvendin dhe kjo është zyrtare. I mbetet deputetëve që pas verifikimeve të mandateve të tyre si deputetë ta votojnë Kadri Veselin si kryepalamentar. Janë deklaruar se nuk do ta votojnë dhe duket Kadri Veseli nuk do t’i ketë votat, 61 votat e nevojshme për t’u zgjedh kryetar Kuvendi. Nëse kjo ndodh atëherë mbledhja konsiderohet e pa përfunduar, brenda asaj dite nuk do të votohet dhe do të lihet një ditë tjetër që të vazhdoj seanca konstituive, dhe gjasat janë kjo që do të ndodh, të vazhdoj mbledhja konstituive ditën tjetër dhe PAN-i atëherë vendos a do të jetë me të njëjtin kandidatë apo do të jetë me kandidat tjerët. Gjasat janë që do të kemi bllokadë të konstituimit të Kuvendit”, u shpreh Tahiri.

Ai për Ekonomia Online tha po ashtu se nëse bëhet konstituimi i Kuvendit atëherë do të duhet ende punë deri në formimin e Qeverisë.

“Kur konstituohet Kuvendit atëherë krijohen parakushtet për me u formuar qeveria do me thënë pa përfunduar konstituimi i kuvendit. Për t`u caktuar qeveria duhet të caktohet mandatari, tash ne nuk kemi mandatar zyrtar për kryeministër deri tash kishim kandidatë për kryeministër, por mandatar zyrtar i cili dekretohet nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Dekretimi bëhet në bazë të kërkesës së PAN-it, me këtë rast koalicionit ma të madh fitues i cili e njofton presidentin se cili është kandidat i tyre mandatar për ta krijuar qeverinë. Pasi ta marrë mandatin me dekret dhe të njoftohet kuvendi ose kryetari i kuvendit, atëherë mandatari e njofton kuvendin në afat prej 15 ditësh kur është i gatshëm që të votohet qeveria”, tha Tahiri.

Arsyeja pse Kosova po përballet me kriza të tilla institucionale, sipas Tahirit është mungesa e reformës zgjedhore.

“Kosova duhet të bëjë reformë zgjedhore sepse po ballafaqohemi me ngërçe politike, me kriza institucionale dhe asnjëherë nuk po kemi mandat të plotë katërvjeçar gjithmonë po duhemi të ndryshohet dhe nga kjo shihet që duhet të kemi reformë, e para një qytetarë një votë jo një qytetarë pesë vota dhe e dyta do të ishte mirë që të kemi shumë zona zgjedhore sepse do të kishin deputetët edhe mandatin lokal që i njeh autoriteti përveçse partiak dhe për demokracinë për mendimin tim do të ishte më e shëndetshme”, u shpreh Tahiri.

Ai shtoi se cilido koalicion apo subjekt politik i cili dëshmon se i ka votat atëherë Presidenti duhet t’ia jep mandatin për formimin e institucioneve.

Madje Tahiri nuk parashikon as zgjedhje të jashtëzakonshme ngase është caktuar data e zgjedhjeve lokale e që është 22 tetori.

Të ngjashme