Veseli i premton Kamenicës autostradë, park biznesi dhe investime në turizmin rural

Kamenicë | 04 Tet 2017 | 16:56 | Nga Kamenicë Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka vazhduar të mërkurën fushatën në Kamenicë, ku së bashku me kandidatin e tij për kryetar, Kujtim Gashi, kanë shpalosur programin për zhvillimin e kësaj komune.

Krei i PDK-së iu ka premtuar kamenicasve lidhje me autostradë, ndërtimin e një parku të biznesit, si dhe investime në turizmin rural.

“Kamenica do ta ketë kryetar një profesionist të shquar si Kujtim Gashi, i cili ka dëshmuar me punën e tij se është një menaxher i mirë, i përkushtuar dhe i palodhur. Autostrada, Parku i Biznesit dhe investimet në turizmin rural do ta zhvillojnë ekonominë e saj”, ka thënë Veseli.

“Zhvillimi ekonomik është thelbi i Forcës së Ndryshimit në Kamenicë”, ka theksuar ai.

Veseli u shpreh se Kujtim Gashi do të jetë afër qytetarit, ndërmarrësit, fermerit, arsimtarit… kurse PDK-ja do të jetë shtytëse e çdo projekti ekonomik.

“Me PDK-në, Kamenica do të kalojë epokën e izolimit duke u qasur në autostradë”.

Sipas tij, Gashi do të jetë i pakompromis në luftën kundër korrupsionit dhe do të qeverisë me transparencë.

E kandidati për kryetar të Kamenicës nga radhët e PDK-së, Kujtim Gash, duke shpalosur programin e tij Kamenicën, u zotua se gjatë mandatit të tij qeverisës do të krijojë kushte më të mira për zhvillimin ekonomik, investime dhe përkushtim në parkun e biznesit.

Kandidati i PDK-së për Kamenicën u zotua në ngritjen e kapaciteteve dhe aftësimit të gjeneratave për sektorin e ekonomisë dhe hapjen e 1000 vendeve të reja të punës.

Të ngjashme