Zeka: Molliqaj po e do Kosovën si Shqipërinë e 97-tës

Prishtinë | 05 Gus 2017 | 18:53 | Nga

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, është përfshirë Në debatin mes Dardan Molliqajt nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Blerand Stavilecit e disa zyrtarëve të tjerë nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ish-gazetari Zeka ka thënë se Dardan Molliqaj po e do një Kosovë si Shqipërinë e vitit 1997.

Në një shkrim të tij, Molliqaj ka thënë se kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ishte shef i – siç thotë – organizatës më të madhe kriminale në Kosovë, SHIK-ut.

“Qindra vrasje politike, haraçe, kërcënime, punësime, largime nga puna, etj. Të gjitha me urdhrin dhe nën vëzhgimin e tij”, ka thënë Molliqaj.

Ndaj kësaj akuze, dhe shumë të tjerave që ndërlidhen me Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK), ka reaguar Zeka duke thënë se deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, ka qenë njëri nga shefat kryesor të SHIK-ut. Ai madje thotë se në G2, sipas tij degë e SHIK-ut, ka qenë edhe babai i Molliqajt. Ndërkaq, krerëve të VV-së ju drejtohet si Boshko Buha (partizan jugosllav i glorifikuar përmes kinematografisë si hedhës “mitik” i bombave të dorës – v.j.)

Shkrimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme