Presidenti Thaçi niset për vizitë zyrtare në Austri, pritet nga kancelari Sebastian Kurz

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 13:20 | Nga

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Austri, ku do të pritet nga Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz.

Presidenti Thaçi do të bisedojë me Kancelarin e Austrisë për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në rrafshin politik, ekonomik, arsimor dhe kulturor.

Gjithashtu, presidenti Thaçi do të kërkojë mbështetje nga kancelari austriak për dinamizimin e perspektivës evropiane të Kosovës, meqë Austria do ta marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian.

Në këtë takim do të bisedohet edhe për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, proces ky i lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur nga shtetet mike të Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Vjenë, presidenti Thaçi do të takojë edhe ish-presidentin austriak, Heinz Fischer, si dhe ish-kancelarin austriak, Wolfgang Schüssel.

Kreu i shtetit do të takohet edhe me miq të shumtë austriakë që kanë kontribuar në procesin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, si dhe do të zhvillojë takime edhe me personalitete të tjera të jetës publike dhe politike në Austri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme