Presidentja e Speciales nis punën pas dy javësh

Prishtinë | 05 Jan 2017 | 08:12 | Nga

Ekaterina Trendafilova, presidente e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale, edhe zyrtarisht nis punën nga mesi i janarit të këtij viti, përderisa rekrutimi i stafit për Zyrën e Dhomave të Veçanta dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të përfundojë nesër. Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësja e kësaj Gjykate, Avis Benes

Presidentja e Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, do të nisë punën nga mesi i këtij muaji (janar).

Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Zëri” Avis Benes, zëdhënëse e Gjykatës Speciale për Kosovën, duke shtuar se edhe rekrutimi i stafit për Zyrën e Dhomave të Veçanta dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar është duke u zhvilluar në mënyrë intensive dhe do të përfundojë nesër.

“Procesi i rekrutimit për Zyrën e dhomave të veçanta dhe Prokurorisë ka qenë dhe është duke u zhvilluar në mënyrë intensive. Thirrja e fundit për kontributet për stafin e ri është publikuar në dhjetor, me afat prej 6 janar 2017”, ka sqaruar Benes.

Ajo ka konfirmuar se edhe marrëveshja e vendit nikoqir, Holandës, ka hyrë në fuqi prej 1 janarit 2017. (Zeri)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme