Prezantohet projekti i lagjes “Model” do të ketë 700 banesa për punonjësit e sektorit publik

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 11:43 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës ka prezantuar projektin e lagjes “Model” një lagje e cila pritet të ndërtohet në Bërnicë të poshtme e e cila do të jetë në dispozicion për punonjësit e sektorit publik, raporton Ekonomia Online.

Sipas kryetarit Shpend Ahmeti, kjo lagje pritet të ketë 700 banesa, 29 për qind e lagjes do të përdoret për banim dhe 71 për qind për hapësira publike, shkolla, çerdhe e qendra familjare mjekësore.

“Prezantojmë një premtim zgjedhor që e kemi që një kohë dhe që është projekti më i madh që e ka bërë komuna në fushën e banimit. Kemi fol që një kohë të gjatë për banimin e përballueshëm për ata që nuk janë në gjendje të blejnë banesa në komunën e Prishtinës dhe sot keni kënaqësinë që një projekt që e kemi filluar para këtij viti sot ta konkretizojmë ky do shpallet edhe konkursi me kritere se kush do mund të përfitojë nga ky projekt i banimit”.

Ahmeti bëri të ditur se një pjesë e këtyre banesave do përdoret edhe për strehim social.

“Është mëkat që një nga shtetet e tjera nuk ka kurrfarë projekti të banimit. Ne këtë projekt e kemi filluar me NPB-në, këta janë një ndërmarrjet më të suksesshme në Kosovë dhe tash kemi hyrë në këtë projekt që është në Bërnicën e poshtme me 700 banesa që do jenë në pozicion me këtij viti të përballueshme për punëtorët e sektorit publik, punëtorë që nuk e kanë të zgjedhur çështjen e banimit, është Lagja model ku 29% e lagjes janë banim dhe 71% janë hapësira publike”.

“Këto banesa kanë hapësirë të mjaftueshme për jetesë. Një pjesë e këtyre banesave do të përdoren edhe për strehim social”, tha Ahmeti.

Ndërsa drejtori për mirëqenie sociale, Dren Kukaj, tha se distanca e këtij kompleksi nga Komuna e Prishtinës do të jetë 4 kilometra, raporton EO.

“Në raport me arkitekturën e lagjes ne e kemi bëra me NPB-në dhe me fakultetin e arkitekturës dhe asociacionin e arkitektëve, distanca prej Komunës deri tek ky kompleks banesor është 4km kjo lagje ka karakter multi-funksional ku ka shkollë, çerdhe dhe e ka QKMF-në”.

EkonomiaOnline

🔴DREJTPËRDREJT – Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe drejtori për Mirëqenie Sociale, Dren Kukaj, do të prezantojnë projektin “Banimi i përballueshëm”

Gepostet von EkonomiaOnline am Donnerstag, 26. September 2019

Të ngjashme