Prishtina me 23 pika ushqyese për qentë endacakë – Rama: Trajtimi i tyre është prioriteti im

Prishtinë | 01 Pri 2022 | 16:07 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

18 pika të reja ushqyese për qentë endacakë janë hapur në Prishtinë, duke e ngritur në 23 numrin e përgjithshëm të pikave, raporton Ekonomia Online.

Kjo u bë e ditur gjatë së premtes, ku kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar njërën nga 18 pikat e reja ushqyese për qentë endacak e cila gjendjet në parkun Universitar, në mes të “Kishës Ortodokse Serbe” dhe Fakultetit të Edukimit.

Ai tha se problemi i trajtimit të qenve endacak është prioritet i tij.

“Problemi kyç është i qenve që nuk janë të kastruar dhe sterilizuar. Dy qen munden me u shumu deri në 64 mijë qen nëse nuk janë të pastruar. Nëse vetëm Prishtina merret me këtë punë e kemi problem pasi që qentë vijnë nga komunat tjera. Duhet me pas një përgjegjësi të madhe të nivelit lokal. Kemi ofruar bashkëpunim me komunat e tjera për rreth. Ne kemi me ju ofruar ndihmë atyre komunave që munden me pas probleme”, tha Rama.

“Kemi kaluar edhe nëpër kohën e dimrit pasi dimri ofron pasiguri shtesë pasi qentë nuk kanë ushqim dhe bëhen më të rrezikshëm. Kemi kaluar edhe nëpër kohën e dimrit pasi dimri ofron pasiguri shtesë pasi qentë nuk kanë ushqim dhe bëhen më të rrezikshëm”.

Ai përmendi edhe vendet ku ofrojnë kastrim dhe sterilizim, si përballë TMK-së, në Matin1, te stacioni i autobusëve, te ministria e Aftësimit Profesional, te Spitali, në Ulpianë, në Tokbashqe, në Sofali, në lagjen e Vreshtave, në Llukarë, në Kolovicë, në Arbëri, në Zllatar e po ashtu edhe në Veternik.

Të ngjashme