Pritet asfalti pak ditë pasi u shtrua në rrugën “Muharrem Fejza”

Prishtinë | 31 Maj 2022 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Javën e kaluar është bërë përurimi i rrugës problematike “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Ndërsa ditë me parë, Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar se më 28 maj, ditë e shtunë, duke nisur nga ora 09:00, do të bëjë pastrimin e përgjithshëm të rrugës “Muharrem Fejza” me rrugët lidhëse si dhe hapësirat tjera publike në këtë zone.

Por, si duket banorët e kësaj rruge ende s’po mund t’i gëzohen plotësisht përurimit, pasi që sot pati ndërhyrje aty. Sipas fotografive të një banori të kësaj lagjeje, në “Muharrem Fejza” ka filluar të prehet asfalti i shtruar ditë më parë.

Të ngjashme