Pritjet në kufi, të shkaktuara nga pala serbe

Prishtinë | 24 Kor 2018 | 14:34 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë diskutimit për pritjet në kufi në mbledhjen e qeverisë, tha se ai beson që fillimisht duhet të merret parasysh siguria në komunikacion.

“Besoj që mekanizmat e tjerë e kanë parasysh fillimisht sigurinë në komunikacion dhe pastaj edhe për lehtësirat në pritjet në pikat kufitare”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, tha se pritjet janë të shkaktuara nga pala serbe, jo nga ajo kosovare, raporton Ekonomia Online.

“Në pjesën kosovare pritjet janë nga 3 në 5 minuta. Pritjet vijnë si rezultat i kontrollit në territorin e Serbisë. Fluksi më i madh ku aktualisht është, kemi përdorë masat lehtësuese. Realisht nuk kemi shqetësim sa i përket pikave kufitare”.

Të ngjashme