“Problemi me qentë endacak në Prishtinë mbetet shqetësues”

Prishtinë | 07 Maj 2022 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), ka thënë se duhet të këtë veprim urgjent institucional sa i përket çështjes së qeneve endacak në Prishtinë.

Ai tutje ka deklaruar se po cenohet dhe rrezikohet drejtpërdrejt shëndeti dhe siguria humane e qytetarëve.

“Sfida e kohëve të fundit në disa qytete të Kosovës, e sidomos në Prishtinë është cenimi i sigurisë së qytetarëve nga qentë endacak. Si çështje prioritare e shtetit duhet të jetë siguria e përgjithshme e qytetarëve. Në rastin e sipërpërmendur të qenve endacak në Prishtinë, përgjegjësia e veprimit bie mbi qeverinë komunale. Duhen veprime urgjente, sepse po cenohet dhe rrezikohet drejtpërdrejt shëndeti dhe siguria humane e qytetarëve. Çdo arsyetim është i pa qëndrueshëm dhe çdo vonesë vetëm sa po shkakton lëndime dhe trauma të thuajse përditshme të qytetarëve nga qentë endacak”, ka shkruar Tahiri në profilin e vet në “Facebook”.

Të ngjashme