Prokuroria e Gjakovës ka ngritur 7 aktakuza për rastet e dhunës në familje

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë,  gjatë muajit tetor 2018, kemi pranuar 7(shtatë) raste të cilësuar si dhunë në familje, gjegjësisht vepra penale nga neni 188/3 të KPK-së.

Për të gjitha rastet është marrë aktvendim për fillim të hetimeve, dhe është caktuar paraburgimi i katër(4) të pandehurve dhe një arrest shtëpiak, ndërkaq ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura hetimore.

Gjithashtu, gjatë muajit tetor 2018, janë ngritur shtatë (7) aktakuza për rastet e dhunës në familje, nga neni 188/3 të KPK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme