Protestat në Venezuelë, shkon në 40 numri i viktimave

Prishtinë | 16 Maj 2017 | 12:31 | Nga

Në përleshjet e protestuesve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë gjatë protestave në Venezuelë kanë humbur jetën dy persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Venezuela është goditur nga kriza shoqërore, ekonomike dhe politike, ndërsa vala e re e protestave filloi më 4 prill, kur Gjykata Supreme mori kompetencat mbi Kuvendin Popullor, që është nën kontroll të opozitës.

Ndonëse gjykata ndryshoi vendimin, protestat nuk kanë ndaluar. Në rajonin e Tchire në kufi me Kolumbinë, janë mbajtur dy protesta të ndara në të cilat për vdekje pësuan dy persona, 18 vjeçari Luis Alviarez dhe 33 vjeçari Diego Hernandez. Në të gjithë vendin gjatë protestave njëmujore kanë humbur jetën 40 persona. Janë djegur automjete dhe objekte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme