Në 24-orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 10 raste të reja të infektuara me këtë virus, 3 raste më shumë se që u raportuar dje.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.711.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Nga 1.231 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.711.
Në total numri i rasteve aktive është 232.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!