Punëtorët e Pallatit të Rinisë zhvillojnë aksion për pastrimin dhe rinovimin e objektit

Prishtinë | 31 Mar 2022 | 12:12 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Punëtorët e Pallatit të Rinisë, kanë zhvilluar një aksion për pastrimin dhe rinovimin e disa pjesëve në objektin e kësaj ndërmarrje. Pastrimi u bë edhe në pllatonë e saj, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Pallatit të Rinisë, Ilir Dugolli ka thënë se ka qenë ide e tij pastrimi i ambientit të kësaj ndërmarrjeje. Ai tha se kanë filluar edhe me disa restaurime të objektit por tha se nuk guxojnë të bëjnë ndryshime të mëdha pasi që objekti i Pallatit të Rinisë është i mbrojtur me ligj për trashëgimi kulturore.

“Në kuadër të kësaj mirëmbajtje kemi vendosur t’i rinovojmë edhe disa pjesë që kanë qenë të nevojshme për shkak të mosinvestimit. Kemi filluar edhe disa restaurime të objektit meqë rast nuk guxojmë të bëjmë ndryshime të mëdha pasi që objekti i Pallatit të Rinisë është i mbrojtur me ligj për trashëgimi kulturore. Ky pastrim mund të zgjas edhe me ditë te tëra pasi që pastërtia nuk ka kufi njëjtë siç nuk ka kufi edhe ndotja”, tha ai për EO.

Ai tha se aksionet e tilla do t’i bëjnë në vazhdimësi sipas ngarkesave zyrtare që i kanë në ndërmarrje.

Ai në fund bëri apel tek qytetarët që mis të hedhin mbeturina në vende publike por edhe t’i vetëdijesojnë te tjerët për rëndësinë e një ambienti të pastër.

Të ngjashme