Ekonomia Online
FUNDIT

Punëtori këputë gishtin në vendin e punës në Prizren, dërgohet në Emergjencë

Punëtori këputë gishtin në vendin e punës në Prizren, dërgohet në Emergjencë

Dje pak para mesnatës, në fshatin Malësi e Re të Prizrenit ka ndodhur një incident, ku një person ka këputur gishtin e vogël të dorës së majtë dhe më pas është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit. Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se viktima është punëtor në kompaninë “Rami Plas” dhe incidenti ka […]

Dje pak para mesnatës, në fshatin Malësi e Re të Prizrenit ka ndodhur një incident, ku një person ka këputur gishtin e vogël të dorës së majtë dhe më pas është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se viktima është punëtor në kompaninë “Rami Plas” dhe incidenti ka ndodhur në vendin e punës.

Ai e ka këputur gishtin derisa ishte duke punuar në një makinë, mirëpo tani gjendja e tij është stabile dhe është liruar nga spitali.

Në lidhje me këtë rast, inspektori i punës ka urdhëruar që vend punishtja të mbyllet derisa të dalë në vendin e ngjarjes.

Të ngjashme