Punimet në platonë e Mirushës në Gjilan do të vazhdojnë edhe në pjesën jugore

Gjilan | 28 Kor 2020 | 12:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi, dhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri kanë vizituar ndërtimin e platosë në Mirushë, raporton Ekonomia Online.

Ministri Kuçi ka thënë se ky projekt është me rëndësi të mëdha për qytetarët e Gjilanit.

“Pra sot në kuadër të vizitës, jemi vizitë në zbatimin e  një projekti që është me rëndësi për qytetarët e Gjilanit, projekti i Mirushës ku kemi një marrëveshje mirëkuptimi për bashkëfinancim të këtij projekti dhe po shohim vijimin e këtij projekti ku jemi dakorduar në të ardhmen me vazhduar ky projekt edhe në pjesën jugore”, ka thënë Kuçi.

“Ende s’ka kaluar rishikimi i buxhetit dhe po presim pastaj me i transferua mjetet te operatori për tu zhvilluar punimet me sukses”.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka theksuar se ky është projekti më kapital në Gjilan.

“Është projekti më kapital, sepse është në interes të qytetarëve sepse kjo ka lehtësuar  jetën e zonës së qytetit. Këtu po ndërtohet çarshia e re. Ministri Kuçi sot i ka dhenë zgjedhjen finale dhe kjo na bënë neve të lumtur”, ka shtuar Haziri.

Të ngjashme