Pupovci: Rritja e cilësisë, gjithë-përfshirja dhe llogaridhënia në arsim – prioritetet kryesore, presim marrëveshje rajonale rreth njohjes së diplomave

Prishtinë | 11 Shk 2022 | 13:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Dukagjin Pupovci, në një konferencë për shtyp, ka thënë se prioritete të kësaj ministrie janë rritja e cilësisë në arsim, gjithëpërfshirja dhe llogaridhënia.

Sipas tij, vizion i MASHTI-t vazhdon të jetë pjesëmarrja në edukimin e hershem dhe e përfshirjes në arsim, si dhe ndërtimi i çerdheve të reja, licencimit të çerdheve dhe adaptimit të infrastrukturës.

Ai tha se këtë vizion ia kanë paraqitur edhe kryeministrit Albin Kurti në punëtorinë e mbajtur javë më parë së bashku me kabinetin qeveritar.

“Prioritetet tjetër është përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe fokusi do të jenë vlerësimet e jashtme, të institucioneve edukative arsimore pastaj, Licencimi i mësimdhënëseve, përmirësimi i cilësisë së teksteve shkollore si dhe digjitalizimi dhe rritja e besueshmërisë së testeve kombëtare”, tha ai.

Pupovci tha se në të gjitha nivelet e arsimit synohet që të rritet përgjegjësia dhe llogaridhënia.

“Në fushën e arsimit profesional prioritet është përputhja e programeve të arsimit profesional dhe ato të arsimit të lartë me nevojat e tregut të punës, dhe përmbushja e standardeve të cilësisë. Në fushën e kërkimit shkencorë synohet të ndërtohet një sistem i mirëfilltë i kërkimit shkencor dhe inovacionet ku mendojmë që pjesëmarrja më programin kryesorë të BE-së dhe skemat tjera ndërkombëtarë do të jenë një mbështetje e madhe”, tha Pupovci.

Ndërsa për pagesën e 32 zyrtarëve serbë nga MASHTI, Pupovci tha se si shqetësim e kanë ngritur edhe në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, teksa shtoi se në muajin shkurt këto paga do të pezullohen.

“Pagat e këtyre zyrtarëve për muajin shkurt do të pezullohen me qëllim që të paraqiten dhe t’i pranojnë detyrat e punës ose të deklarohen që nuk dëshirojnë të punojnë”, tha ai.

Zv.ministri Pupovci ka dolur edhe për çështjen e njohjes së diplomave universitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila nuk zbatohet nga ana e Serbisë, ndërkohë që Kosova për 5 vite ka njohur 1 800 diploma të lëshuar nga shteti serb.

Pupovci tha se janë duke u angazhuar që në nivel rajonal të arrijnë marrëveshje rreth njohjes së diplomave mes të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

MAShTI insiston që të zbatohet Marrëveshja e Brukselit, e arritur në vitin 2012.

“Kjo marrëveshje ka vite që nuk zbatohet sepse përfshinë në vete edhe palën e tretë, Asosiacionin e universiteteve evropiane, i cili thjesht është tërhequr nga roli i vet dhe nuk pranon më që t’i certifikojë diplomat e njërës palë pa nostrifikim të palës tjetër”.

Jemi duke bërë përpjekje që në nivel regjional të arrijmë marrëveshje rreth njohjes së diplomave mes të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor”, theksoi zëvendësministri Pupovci.

Të ngjashme