Qarkullojnë monedha të falsifikuara në Prishtinë

Prishtinë | 09 Sht 2018 | 15:40 | Nga

Të shtunën mbrëma një burrë nga Prishtina ka raportuar se dikush i ka lëshuar atij në dorë 100 euro të falsifikuara.

Sipas Policisë së Kosovës, ankuesi ka raportuar se derisa ishte duke punuar në lokalin e tij, nga një person i panjohur ai ka pranuar një kartëmonedhë prej 100 eurosh e që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Rasti është duke u hetuar dhe autoritetet ende nuk kanë arrit që ta identifikojnë ndonjë të dyshuar, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme