Qeveria e Serbisë vazhdon t’i “rehatojë” serbët në Mitrovicën veriore, dhuron banesa për çifte

Prishtinë | 13 Mar 2022 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Ndihmësdrejtoresha e Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën, e ngarkuar me projekte infrastrukturore, Jelena Stojkoviq ka qëndruar sot në veri të Mitrovicës.

Me këtë rast Stojkoviq ka dorëzuar çelësat e banesave të reja për 12 familje në këtë qytet.

Banesat në fjalë janë ndërtuar me fondet e Qeverisë së Serbisë, përmes të ashtuquajturës Zyra për Kosovën.

Këto banesa janë të destinuara për strehimin e çifteve të reja të martuara dhe familjeve të ndryshme.

Zyrtarja serbe, Stojkoviq tha se Qeveria e Serbisë po punon për problemin e banimit për serbët.

“Ne do të bëjmë gjithçka së bashku”, shtoi ajo.

Të ngjashme