Qindra të zhdukur nga shembja e pendës në Brazil

Brazil | 26 Jan 2019 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Më shumë se 300 persona janë zhdukur pas shembjes së pendës në një minierë hekuri në Brazil, raportojnë autoritetet.

Shembja shkaktoi një llum balte që përfshiu qindra punonjës që ishin duke ngrënë drekë aty pranë.

Kryetari i zonës Romey Zema, tha se nuk ka shumë shanca se të zhdukurit mund të gjenden të gjallë. Nëntë persona janë konfirmuar të vdekur.

Nuk është ende e qartë se cfarë e ka shkaktuar kolapsin e pendës, që zotërohet nga kompania braziliane Vale.

Kjo ngjarje ndodhi tre vjet pas shembjes së pendës në Mariana, që la të vdekur 19 persona, ngarje që konsiderohet katastrofa më e madhe natyrore në Brazil.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme