QKUK konfirmon se 18-vjeçari s’kishte plagë nga thika, “mister” se si policia e nxori këtë teori

Prishtinë | 22 Jan 2024 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Lulzim Fejzullahu është 18 vjeçari i cili ka ndërruar jetë pas plagëve të marra nga rrahja prej dy të miturve.
Ky rast në fillim është raportuar nga Policia e Kosovës si therje me thikë.

Shaqir Uka, shefi i Intensives në QKUK e ka mohuar që viktima të jetë therur me thikë.

Ai në një deklaratë për lajmi.net ka thënë se viktima është pranuar në repartin e Intensives pas një intervenimi kirurgjik në emergjencë, dhe se sipas tij në asnjërin prej raporteve nuk evidentohet një shpuarje me thikë.

“18 vjeçari ka ardhur në repartin tonë pas intervenimit kirurgjik që e ka marrë në Emergjencë, dhe as në raportin tonë po as të Emergjencës nuk evidentohen shenja te shpuarjes me thikë. Në bazë të ngjarjes, 18 vjeçari ka vdekur prej plagëve të marra nga goditja në tru”, ka thënë Uka.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, të njëjtit kanë therrur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Podujevë dhe më pas është dërguar për në QKUK Prishtinë. Njësiti poliçor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë dhe një veturë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin policor të 15 janarit 2024.

Të ngjashme