Rahimaj për zjarret në Kamenicë: Është gjendje alarmante, deri më tani kemi intervenuar në 72 raste

Prishtinë | 28 Mar 2022 | 17:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka thënë se komuna e tij po përballet me gjendje alarmante nga numri i madh i zjarreve që kanë përfshirë një pjesë të pyjeve.

Ai thotë se nuk dihet ende fajtori për këtë.

Rahimaj ka lutur qytetarët që të mos ndezin zjarre, pasi sipas tij zjarri nuk pastron dhe nuk ka asnjë efekt pozitiv as për tokën e as për mjedisin.

“Problemi i zjarreve është sfidë edhe për institucionet përkatëse si dhe kapacitetet e pakta. Do të mundohemi të identifikojmë pronarët të cilët potencialisht kanë mundur ta bëjnë këtë.”, tha Rahimaj.

Ai gjithashtu ka thënë se deri më tani është intervenuar në 72 raste të shuarjes së zjarreve.

Ky është njoftimi i tij:

Me zjarr nuk pastrohet, shkatërrohet!
Nga data 22 e këtij muaji, Komuna e Kamenicës po përballet me një gjendje alarmante, nga numri i madh i zjarreve që kanë përfshirë një pjesë të madhe të pyjeve, për të cilat ende nuk dihet shkaku e as fajtori.
Lus qytetarët dhe pronarët e tokave, që mos të ndezin zjarre me tendencë pastrimi të tyre, sepse nuk ka asnjë efekt pozitiv as për tokën por as edhe për mjedisin.
Problemi i zjarreve është sfidë edhe për institucionet përkatëse si dhe kapacitetet e pakta. Do të mundohemi të identifikojmë pronarët të cilët potencialisht kanë mundur ta bëjnë këtë.
Është intevenuar në 72 raste për shuarje të zjarrit. Deri më tani kemi gjashtë raste të denoncuara në polici, dhe raste të tjera që janë në hetime.
Lus qytetarët që të bëjnë kujdes, si dhe të lajmërojnë rastet e zjarreve tek organet kompetente.

Të ngjashme